Lidhje

SHBA: AirTran u kërkon falje publike 9 pasagjerëve myslimanë


Një kompani ajrore amerikane u kërkoi dje falje publike 9 pasagjerëve myslimanë të cilët natën e vitit të ri u urdhëruan të dalin nga avioni pasi udhëtarët e tjerë i kishin dëgjuar të bisedonin për gjëra të dyshimta.

Më pas Byroja Federale e Hetimeve tha se pasagjerët, të cilët ishin nisur për në një vendpushim fetar në Florida, mund të udhëtonin dhe e quajti incidentin një keqkuptim por kompania AirTran Airways përsëri refuzoi t’i lejojë ata të udhëtojnë me një avion tjetër të saj.

Ngjarja ndodhi në aeroportin Ronald Reagan të Uashingtonit. Po dje, një organizatë myslimane e të drejtave civile i drejtoi një ankesë Departamentit amerikan të Transportit.

Organizata tha se po punon me kompaninë ajrore për të zgjidhur çështjen e lirive civile që lidheshin me këtë incident. //ii

XS
SM
MD
LG