Lidhje

Sa efekt kanë vitaminat për të parandaluar sëmundjet?


Disa studime të fundit kanë hedhur hije mbi efektshmërinë e dozave të larta të vitaminave për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të zemrës tek burrat si dhe të disa llojeve të kancerit tek gratë. Ja disa hollësi mbi disa zbulime të publikuara kohët e fundit në revistën e Shoqatës amerikane të Mjekësisë.

Miliona njerëz në mbarë botën blejnë vitamina, me shpresën se ato ndihmojnë shëndetin e tyre. Por a ndodh vërtetë kështu?

Vitaminat C dhe E janë dy më populloret.

Ato gjenden në fruta dhe zarzavate dhe besohet se mbrojnë qelizat, indet dhe organet e trupin të njeriut.

Por një studim i ri e ul efektshmërinë e këtyre vitaminave në ndihmën për sëmundjet kardiovaskulare.

Në studim, 14 mijë burra morrën doza të larta të vitaminave C dhe E. Të gjithë ata ishin mjekë mbi 50 vjeçarë.

Shumica ishin pak të rrezikuar për të patur sëmundje apo goditje zemre.

Howard Sesso dhe Dr. J. Majkëll Gaziano në universitetin Brigham për gratë në Boston drejtuan studimin.

"Zgjedhja e mjekëve na mundësoi të japim shumë mirë informacionin për faktorët e rrezikut dhe informacione të tjera të studimit, për të matur statusin e tyre shëndetësor gjatë një periudhe të gjatë kohore."

Mjekët morën pjesë në studim për gati një dekadë. Studimi arriti në përfundimin se nuk ka prova që as vitamina C apo E të kenë ndonjë ndikim në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Dr. Gaziano thotë se zbulimet tregojnë se të kujdesesh për trupin tënd duhet më shumë se sa marrja e pilulave.

"Duhet të besojmë tek idetë themelore, si ndalimi i duhanit, dieta e balancuar dhe fiskultura e rregullt, trajtimi i tensionit në gjatë dhe ulja e nivelit të kolesterolit. Vitamina B konsiderohet esenciale për një dietë të shëndetshme. B-6a ndihmon në mbrojtjen e imunitetit. B-12a është e mirë për sistemin nervor dhe trurin."

Por një studim tjetër së fundmi ndoqi përparimin tek 5 mijë gra mbi 40 vjeçare.
Kjo tregon se vitaminat B nuk pakësojnë rrezikun e kancerit, veçanërisht të kancerit të gjirin dhe zorrës së trashë.

Dr. JoAnn Manson është gjithashtu në spitalin Brigham të grave.

"Është e çuditshme që nuk ka asnjë provë për përfitime nga vitaminat pasi disa studime të mëparshme sugjeronin se të paktën një dietë me nivel të lartë në acid folik dhe vitamina B mudn të mbronte nga kanceri."

Studimet e fundit kanë zbuluar se shumë njerëz me nivel të ulët të vitaminës D janë në rrezik për një numër sëmundjesh, që nga kanceret tek diabeti dhe problemet e zemrës.
Megjithatë një studim me 36 mijë gra të moshuara nuk tregon asnjë ndryshim në parandalimin e kancerit të gjirit dhe të zorrës së trashë.

Disa studiues thanë se pjesëmarrësit në studim duhet të kishin marrë doza më të larta të vitaminës D nga sa morën.

Disa të tjerë paralajmërojnë se disa pacientë mund ta shkurtojnë jetëgjatësinë duke marrë doza më të larta sesa ato të rekomanduara për vitamina të caktuara.
Një dietë të shëndetshme e pasur me vitamina natyrale është më e sigurtë sesa përtypja e tabletave.

XS
SM
MD
LG