Lidhje

BE: Përpjekje për arritjen e armëpushimit në Rripin e Gazës


Përfaqësues të BE-së kanë shkuar sot në Lindjen e Mesme, me shpresën për t’i bindur Izraelin dhe palestinezët të arrijnë një marrëveshje për Rripin e Gazës.

BE-ja dërgoi si përfaqësues Ministrin e Jashtëm çek, njëkohësisht Komisioner për Marrëdhëniet e Jashtme të BE-së, Karel Shuarcenburg dhe homologët e tij francez dhe suedez. Ekipi i diplomatëve evropianë shkoi fillimisht në Egjipt dhe nesër do të takohet me kryeministrin Ehud Olmert dhe presidentin izarelit Shimon Peres. Pastaj ata do të shkojnë në Rramallah të Bregut Perëndimor.

Të martën misioni i tyre përfundon me një vizitë në Jordani.BE-ja tha se në takimin e Ramallahut, me Presidentin palestinez Mahmud Abas do të marrë pjesë edhe Presidenti francez Nikola Sarkozi, i cili më pas do të vizitojë Izraelin, Egjiptin, Sirinë dhe Libanin. BE-ja është donatori më i madh i huaj në territoret palestineze.//mm//

XS
SM
MD
LG