Lidhje

Demokratët amerikanë: Paketa ekonomike miratohet në shkurt


Një anëtar i lartë i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan tha se në fillim të shkurtit Kongresi mund të miratojë një paketë të madhe stimuluese ekonomike.

Gjatë një interviste me rrjetin televiziv amerikan, “Fox Nju Sandei” udhëheqësi i shumicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Steni Hoier tha se nuk ka të ngjarë që ky plan të jetë gati para së presidenti i zgjedhur Barak Obama të hyjë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Mirëpo ai tha se anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve mund ta miratojnë këtë plan në fund të janarit, në mënyrë që ta kenë gati për shqyrtim dhe për t’u nënshkruar nga Presidenti Obama nga mesi i shkurtit.

Zoti Obama do të fillojë diskutimet me ligjvenësit në fund të kësaj jave mbi planin ekonomik që ia tha se ka për qëllim krijimin e 3 milionë vendeve të reja të punës. Ai ka paralajmëruar se ekonomistët kanë parashikuar një rënje të madhe ekonomike, nëse qeveria nuk rmerr masa të rrepta për përmirësimin e saj.//mm//

XS
SM
MD
LG