Lidhje

Forcat izraelite godasin pozicionet e militantëve për të dhjetën ditë


Forcat tokësore izraelite po luftojnë kundër ekstremistëve të Hamasit në Rripin e Gazës, ndërsa forcat ajrore izraelite godasin pozicionet e militantëve për të dhjetën ditë me radhë.

Ministri izraelit i mbrojtjes Ehud Barak tha sot se fushata do të vazhdojë deri kur komunitetet në Izraelin jugor të mos jenë më të rrezikuara nga sulmet me raketa të Hamasit.

Pavarësisht nga ofensiva, Hamasi ka vazhduar sulmet me raketa ndaj Izraelit, duke vrarë katër izraelitë, tre prej të cilëve civilë.

Udhëheqësi i Hamasit Mahmoud Zahar u kërkoi sot mbështetësve të vet që të shtypin forcat izraelite dhe të vënë në shënjestër civilët izraelitë. Por një zyrtar i Hamasit thotë se grupi islamik planifikon të dërgojë një delegacion në Egjipt sot për të diskutuar për dhunën e fundit.

Mjekët palestinezë thonë se më shumë se mbi 540 palestinezë janë vrarë gjatë 10 ditëve të fundit, përfshirë 11 civilë sot, nga të cilët të paktën pesë ishin fëmijë.

Izraeli njofton se një nga ushtarët e tij është vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur në ofensivën tokësore. //kk//

XS
SM
MD
LG