Autoritetet në Kosovë thonë se incidentet e fundit në veri të
Mitrovicës janë rrjedhojë e veprimeve të Beogradit, nëpërmjet
strukturave paralele, për të dëmtuar procesin politik në Kosovë.
Reagimet e udhëheqësve të Prishtinës pasuan një letër të presidentit
serb Boris Tadiç, dërguar Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian,
për masa të pamjaftueshme mbrojtëse për serbët gjatë incidenteve të
fundit në veri të Kosovës.