Lidhje

Sy bionik që premton shumë. Anoreksia, çrregullim psikik


Anoreksia, çrregullim psikik


Rreth 10 milionë gra e një milionë burra në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga anoreksia, që shkaktohet nga gjendja psikike. Megjithëse ky çrregullim vihet re më shumë në vendet perëndimore, edhe njerëzit në vendet në zhvillim vuajnë prej saj.

Pamjet e modeleve në revista janë imazhe që ndikojnë mënyrën se si gratë e vajzat shohin veten e tyre. Duke parë këto imazhe të bukurisë, edhe ato duan të duken elegante. Studimet tregojnë se 80 përqind e vajzave dhe grave amerikane janë të pakënaqura me trupin e tyre. Megjithëse shumë prej tyre nuk preken nga anoreksia.

Anoreksia është një sëmundje psikike dhe mund të ketë pasoja vdekjeprurëse. Njerëzit e prekur prej saj mendojnë se janë mbipeshë edhe nëse kjo nuk është e vërtetë. Ata nuk hanë dhe e stërmundojnë trupin me ushtrime fizike. Anoreksia mund të çojë në kequshqim, osteoporozë dhe probleme në zemër. Anoreksia mund t’a shtyjë pacientin edhe në vdekje të parakohëshme ose vetvrasje.

Toni Saiber e kuptoi se kishte nevojë për ndihmë kur doli nga gjëndja e komës e shkaktuar nga anoreksia. Ajo thotë se kur njeriu fillon të bjerë nga pesha, ai/ajo mbushet me një ndjenjë euforie dhe kjo bën të mos ndalet.

Ekspertëtë thonë se shkaktarë të anoreksisë janë pasiguria apo mungesa e besimit në vetvete, vështirësitë në marrëdhënie me të tjerët si dhe trysnia kulturore. Mjeku psikiatër Xhorxh Groves kujton rastin e një vajze 23 vjeçareje. Ajo ishte e gjatë 1 metër e 79 centimetra dhe peshonte 25 kilogram e gjysëm. Ajo dukej sikur sapo kishte dalë nga ndonjë kamp përqëndrimi dhe prap këmbëngulte se kishte nevojë të binte nga pesha pasi i dukej vetja e shëndoshë.

Anoreksia është e vështirë për t’u trajtuar. Ekspertët thonë se vetëm 25 përqind e pacientëve me anoreksi mund të trajtohen sukseshëm, nëse trajtimi fillon në kohë. Mjekja Denise Uilfli pranë universitetit Uashington në Saint Luis është duke kryer një studim mbi anoreksinë, për të njëjtësuar mënyrat më të efektshme të trajtimit nga ky çrregullim psikik.


Sy bionik që premton shumë

Shkencëtarë në Shtetet e Bashkuara dhe Australi po përdorin pajisje të reja eksperimentale, të quajtura sy bionikë, për të ndihmuar kthimin e shikimit tek të verbërit. Kjo është një teknologji e ngjashme me pajisjet e vendosura në vesh për të ndihmuar dëgjimin. Të dyja këto pajisje nxisin fijet nervore të lidhura me trurin duke i ndihmuar personat të shikojnë e dëgjojnë.

Linda Kurfut nga Kalifornia është një prej atyre që janë pajisur me sy bionikë. Ajo mban syze me një kamer të vogël që komunikon me elektrodat e vendosura në sytë e saj të cilat nxisin retinën. Për më shumë se një dekadë ajo ishte plotësisht e verbër si pasojë e një sëmundjeje të trashëguar e quajtur "retinis pigmentosa". Tani ajo shikon si të gjithë njerëzit normalë. Syri bionik i Lindës ka 16 elektroda.

Por pajisjet e reja kanë edhe më shumë. Në Australi, doktor Vivek Çouduri pranë spitalit Princi i Uellsit në Sidney, po zhvillon një pajisje të ngjashme që vendoset në sipërfaqen e syrit. Ai thotë se tani ndodhet pranë përfundimit të punës dhe së shpejti do të fillojë provat duke e implantuar sytë tek disa pacientë. Teknologjia e përdorur për këtë sy bionik është e ngjashme me atë që përdoret për pajisjet e dëgjimit që vendosen në vesh tek personat që nuk dëgjojnë. Shkencëtarët australianë tregohen optimistë kur thonë se presin që nga pajisja e tyre të verbërit mund të përfitojnë shikimin 100 përqind.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG