Lidhje

Kosovë: Udhëheqësit diskutojnë mbi sigurinë


Udhëheqësit e institucionve të Kosovës u takuan sot, larg syve të mediave, me përfaqësues të KFOR-it, EULEX-it, dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare për të diskutuar mbi gjendjen e sigurisë në vend.

Sipas një njoftim të lëshuar nga zyra e presidentit Fatmir Sejdiu, autoritetet vendase e ndërkombëtare kanë theksuar nevojën e bashkërendimit të veprimeve të të gjithë mekanizmave të sigurisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që situata në veriun e vendit të mbahet nën kontroll dhe të parandalohen veprimet e atyre që kanë për qëllim destabilizimin dhe krijimin e tensioneve.

Autoritetet thanë se reagimi i përbashkët i Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it dhe forcave të KFOR-it gjatë incidenteve të fundit në veri të Mitrovicës ishte përgjigje mjaftueshme ndaj provokimeve për të nxitur tensione. Ata u kanë bërë thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve të Kosovës që të jenë të përmbajtur ndaj provokimeve që mund të vijnë, sipas tyre, nga ata të cilët synojnë ndaljen e ecjes së Kosovës drejt proceseve të zhvillimit.

XS
SM
MD
LG