Lidhje

Pritet të vendoset nëse Roland Burris do të zërë vendin e Obamës në Senat


Udhëheqësit demokratë të Kongresit thonë se do të jenë të gatshëm t’i japin fund një mosmarrëveshjeje lidhur me emërimin për vendin e senatit të presidentit të zgjedhur Barak Obama, pasi të zgjidhen disa çështje ligjore.

Udhëheqësi i shumicës në Senat Harry Reid dhe numri dy i demokratëve të Senatit Dick Durbin u takuan sot me personin e emëruar për atë vend, Roland Burris. Udhëheqësit e senatit thanë se do të vendosin nëse do ta lejojnë zotin Burris të kryejë detyrën e senatorit, pasi shteti i Ilinoit t’i hapë rrugë emërimit dhe ai të dalë para ligjvënësve republikanë dhe demokratë nesër.

Senatorët thanë fillimisht se nuk do ta lejonin zotin Burris të zinte vendin e Senatit pasi ai ishte caktuar nga guvernatori demokrat Rod Blagojeviç që u arrestua muajin e kaluar nën akuzat për përpjekje përfitimesh nga emërimi. Zyrtarët e shtetit të Ilinoit nuk e konfirmuan emërimin e zotit Burris dhe udhëheqësit e senatit thonë se një gjë e tillë e skualifikon atë si senator.

Por zoti Reid tha sot se ligjvënësit po presin për një vendim nga gjykata e lartë e Ilinoit lidhur me konfirmimin e tij. //iç//

XS
SM
MD
LG