Lidhje

Izraeli rifillon sulmet ajrore në Gazë


Izraeli rifilloi sot goditjet ajrore mbi Rripin e Gazës, ndërkohë që intensifikohen përpjekjet diplomatike në OKB për të ndalur konfliktin. Avionët luftarakë izraelitë ndërmorën sulme të reja ndaj zonave ku dyshohet se ndodhen tunelet që përdoren për kontrabandën e armëve në Rafah, pranë kufirit me Egjiptin.

Ka gjithashtu njoftime për goditje ajrore izraelite edhe në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Ndërkaq, përpjekjet diplomatike për t’u dhënë fund luftimeve vazhdojnë sot në Kombet e Bashkuara.

Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs tha se ishte takuar dje me ministrat e jashtëm të Britanisë dhe Francës si dhe me diplomatë të Lidhjes Arabe për të diskutuar propozime për armpushim në Gazë. Këshilli i Sigurimit vazhdon të jetë i përçarë lidhur me 2 plane të mundshme për të ndalur ofensivën që ka ndërmarrë Izraeli në Gazë në përgjigje të sulmeve me raketa të Hamasit ndaj territorit izraelit. //ad//

XS
SM
MD
LG