Lidhje

Zbulohet një lloj i ri iguane në Ishujt Galapagos


Shkencëtarët që studiojnë florën dhe faunën e Ishujve Galapagos, ku Darvini formuloi teorinë e Evolucionit të Specieve, thonë se kanë zbuluar një lloj të ri zvarraniku, një iguana të madhe ngjyrë rozë.

Studiuesit italianë i botuan rezultatet e zbulimit në një revistë shkencore këtë javë, ku thonin se iguana ngjyrë rozë është mbi 1 metër e gjatë dhe ka ndryshime të konsiderueshme në ADN krahasuar me 2 llojet e tjera të iguanave të tjera që jetojnë në atë zonë.

Studiuesit thonë se është për t’u çuditur që askush nuk e kishte zbuluar iguanën rozë, pasi ishujt janë një zonë kërkimesh intensive shkencore. //ad//

XS
SM
MD
LG