Lidhje

Izraeli, Hamasi shpërfillin përpjekjet botërore për armëpushim


Avionët dhe tanket izraelite kryen edhe sot sulme në Rripin e Gazës, ndërsa Hamasi vazhdoi të hedhë raketa në Izrael. Të dyja palët po i shpërfillin përpjekjet ndërkombëtare për t'i dhënë fund konfliktit.

Ushtria izraelite kreu mbi 40 sulme ajrore, duke vrarë të paktën 15 luftëtarë të Hamasit. Ushtria tha se trupat tokësore, po ashtu luftuan me ekstremistët palestinezë në Gazë.

Ushtria izraelite tha gjithashtu se turpat e saj vranë sot një komandant të lartë ushtarak të Hamasit, Amir Mansi, i cili javët e fundit ishte përfshirë në sulmet me raketë ndaj Izraelit.

Burimet spitalore palestineze njoftuan nga ana e tyre, se nga një sulm izraelit me tank, u vranë të paktën 8 persona. Avionët izraelitë hodhën fletushka, ku paralejmëroheshin banorët e Gazës, se kanë në plan ta intensifikojnë ofensivën, që sot hyri në javën e tretë.

Ndërkaq, Hamasi hodhi edhe sot raketa në qytetin jugor të Izarelit, Ashkelon, duke plagosur të paktën tre persona.//lk




XS
SM
MD
LG