Lidhje

Teknologjia në një film të ri të Hollivudit - "shfytyrimi" i Brad Pitt


Arritjet teknologjike të dekadës së fundit në industrinë kinematografike na kanë sjellë në ekranet televizive mijëra vite histori të shkuar, madje edhe epokën para Dinosaurve. Falë kësaj teknologjie fantazia e njeriut është kthyer në realitet hollivudian. Në filmin "The Curious Case of Benjamin Button", aktori Brad Pitt arriti të luajë rolin jetësor të personazhit Button nga rinia deri në mplakje.

Dhjetori shënoi daljen në kinema të filmit "The Curious Case of Benjamin Button" me aktorin kryesor Brad Pitt. Mund të mos duket si Brad Pitt, por është pikërisht ai. Është magjia pas efekteve filmike që ka e bërë aktorin të duket 75 vjeçar por dhe një djalë të ri. Por si arriti Hollivudi që ta realizojë në mënyrë të përkryer mplakjen e aktorit të njohur ?

Sekreti? Një sistem special kamere dhe teknologjie xhirimi

“Është filmim tre dimensional me realizmin e kinematografisë,”thotë Steve Perlman
President i kompanisë Rearden.

Ky lloj filmimi u përdor fillimisht në filmat dhe lojrat elektronike me animacione për të sjellë në jetë lëvizjet e personazheve. Sfida ishte animacioni I fytyrës së Benxhamin Button që të dukej 50 vjet më I vjetër nga mosha aktuale.

“Duhej kapur esenca e interpretimit dhe transformimi në animacion,”thotë Ken Pearce, ekspert kompjuterash.

Sistemi i kameras CONTOUR u shpik nga Steven Perlman dhe përdor teknologjinë e regjistrimit për të transformuar realitetin në animacion.

“Kjo sipërfaqe 3 dimensionale është e përpiktë deri 1 të 10-tën e milimetrit.”

Aktori lyhet me pudër që vezullon në errësirë nga dritat si në diskotekë me shpejtësi ndezje dhe fikje prej 100 herë në sekondë që nuk mund të kapet nga syri i njeriut. Në pauzat e errësirës, kamera regjistron lëvizjet e lyera me bojë ndersa kamerat e tjera regjistrojnë lëvizjet në dritë.

“Boja krijon një imazh unik pavarësisht madhësisë,”thotë Pierce.

Kjo lloj metode përdoret për të kopjuar imazhet e njëjta nga të gjitha kamerat dhe për të nxjerrë lëvizjet e duhura të fytyrës së aktorit. Animacioni i përftuar duket ndryshe por lëvizjet janë të njëjta.

“Me anë të kompjuterit mund të bësh personzhe që janë të padallueshme nga vetë njeriu,”thotë Pearlman.

Më pas artisti shton rrudhat në fytyrën e aktorit Brad Pitt që luan jetën e plotë të Benjaminit ku mund të shihet edhe fytyra reale e akorit.

Teknologjia CONTOUR ka mundësuar edhe ndërtimin e studiove të animuara që duken po aq reale sa dhe studiot e verteta.
Përse këto lloj videosh quhen animacione?

Termi animacion përdoret për të treguar një paraqitje grafike ku një numër imazhesh me ndryshime graduale rezultojnë në të njëjtin efekt sikurse një video e filmuar. Animacionet kompjuterike janë bërë gjithnjë e më popullore duke zevendësuar imazhet e vizatuara me dorë apo filmat me kartona. Animacionet gjeometrike janë më komplekset dhe të nevojshme për ndryshimin e elementeve gjeometrikë të dinamikës së një skene. Termi animacion është përforcuar më shumë edhe me filmat e fundit si “Toy Story” dhe “ A Bug’s Life”.


Si funksionon teknologjia CONTOUR?

Aktorët duhet të lyhen me një lloj pudre që është e padukshme në ndriçim normal. Në një dhomë me dritë të izoluar, aktorët vihen përballë dy lloj kamerash, jo të kushtueshme, që filmojnë në mënyrë të sinkronizuar format dhe pamjen e tyre. Skena ndiçohet nga llampa që fiken e ndizen me shpejtësi dhe kamerat regjistrojnë dritën që pasqyrohet nga pudra reflektuese e aktorëve gjatë intervaleve të errëta që janë tejet të shkurtra për syrin e njeriut. Imazhet e filmuara më pas hidhen në disa kompjutera që rindërojnë format tredimensionale të pjesëve të mbuluara me pudër. Më pas, këto sekuenca manipulohen dhe montohen në skena të mëdha dixhitale duke përdorur programe kompjuterike të sofistikuara. //ii

XS
SM
MD
LG