Lidhje

Protestë kunder masave te policise ndaj gazetës "Tema"


Shoqatat e gazetareve, drejtues te mediave shqiptare, zhvilluan të premten nje proteste ne Tirane kunder masave te policise per te penguar gazetaret e gazetes "Tema" qe te hynin ne redaksine e tyre. Ata kerkuan qe policia te lejoje veprimtarine normale te reporteve te gazetes "Tema", pasi ajo bazohet edhe ne nje vendim gjykate mbi konfliktin me autoritetet shteterore per kontraten e prishur rreth mjediseve te saj. Gazetaret protestues u shprehen se kjo mase kunder gazetes "Tema" eshte e motivuar politikisht dhe ka ardhur per shkak te shkrimeve qe kjo gazete ka botuar per korrupsionin qeveritar.

XS
SM
MD
LG