Lidhje

Medvedev: Ukraina të tërheqë ndryshimet në marrëveshje


Presidenti rus Dmitri Medvedev tha se një marrëveshje me shkrim për të rifilluar furnizimin me gas natyror rus Europën përmes Ukrainës nuk do të vihet në zbatim deri sa Ukraina të tërheqë ndryshimet që i ka bërë marrëveshjes në minutën e fundit.

Rusia dhe Ukraina e nënshkruan marrëveshjen sot, dhe kjo do t’i hapte rrugë rifillimit të transportit të gazit natyror rus për tek vendet e Evropës Perëndimore përmes Ukrainës.

Por zoti Medvedev tha se shtesat që i ishin bërë dokumentit nga pala ukrainase binin në kundërshtim me ofertën e Rusisë. Qeveria e Kievit nuk ka komentuar rreth akuzave ruse.

Marrëveshja e nënshkruar sot duhet t’i lejonte ekspertët evropianë, rusë dhe ukrainas të masnin sasinë e gazit rus që kalon përmes gaszjellësve ukrainas.
Megjithatë Ukraina thotë se për përshtatjen e tubacioneve që gazi të arrijë Evropën Perëndimore do të duhen dhe dy ditë.

Rusia ndërpreu furnizimin me gaz për në Ukrainë më 1 janar pas një mosmarrëveshjeje mbi çmimet e gazit dhe taksat e transportit të tij.
//mm

XS
SM
MD
LG