Lidhje

Policia greke shpëton një grup emigrantësh shqiptarë


Policia greke shpëtoi një grup prej shtatë emigrantësh shqiptarë nga zona e Shkodrës dhe e Pukës, të cilët kishin humbur kontaktet me familjet në Shqipëri mesditën e së dielës.

Sipas burimeve policore shqiptare, në grupin e emigrantëve që synonin të hynin pa dokumente ne Greqi ndodheshin edhe 3 gra dhe dy fëmijë.

Për shkak të kohës së keqe dhe reshjeve të dëborës emigrantët dyshohet se pasi humbën rrugën në brendësi të territorit grek, njoftuan familjet duke kërkuar ndihmë. Më pas janë njoftuar edhe autoritetet policore të të dy vendeve.

Policia e Korces tha mbrëmjen e së dielës se kishte marre një njoftim nga pala greke për një operacion kërkimi në zonën e Grevenesë në anën greke.

Sipas burimeve zyrtare të policisë kufitare të Korçës, policia e Kozanit dhe Kosturit në bëri ndalimin e emigrantëve. Megjithë motin mjaft të keq, gjendja e emigrantëve ka qenë e mirë, kanë pohuar autoritetet policore greke. Sipas burimeve zyrtare te policise së Korëçs policia greke ka ndaluar edhe 10 emigrantë të tjerë shqiptarë që synonin të hynin pa dokumente në Greqi.

Trafiku i emigranteve te paligjshem shqiptarë drejt Greqisë vazhdon si në zonën juglindore edhe atë jugore të Shqiperisë megjithë operacionet e njëpasnjëshme policore në të dy anët e kufirit. Ndonëse kjo stinë nuk favorizon kalimin e kufirit për shkak të temperaturave të ulta dhe reshjeve të mëdha të deborës, grupe emigrantësh udhehiqen nga trafikantët për të depërtuar në brendësi të territorit grek.

Disa muaj më parë, një incident i rëndë ndodhi në Liqenin e Butrintit, në rrethin e Sarandës, ku nga përmbysja e varke me një grup emigrantësh humbën jetën pesë prej tyre. Që pas incidentit policia shqiptare ka ashpërsuar masat e kontrollit në zonat

XS
SM
MD
LG