Lidhje

Edi Rama akuzon qeverinë për sulmin ndaj gazetës TemA


Kryetari i Partisë Socialiste akuzoi sot qeverinë dhe kryeministrin Berisha për sulmin , sipas tij ndaj Gazetës Tema e cila siç tha ai është e dhunuar nga ushtrimi abuziv e i paligjshëm i forcës së shtetit.

Kryetari socialist i bëri thirrje kryeministrit të tërhiqet nga rruga e dhunshme policore e prishjes së njëanshme të kontratës, që botuesi i gazetës Tema ka me shtetin, dhe të respektojë vendimin e gjykatës për të mos bërë asnjë veprim deri në gjykimin përfundimtar të çështjes, tha zoti Rama.

Në mbrojtje të gazetës Tema janë rreshtuar shoqatat e gazetarëve si dhe grupime të të drejtave të njeriut, ndërkohë që autoritetet këmbëngulin se nuk kanë bërë asnjë shkelje. Konflikti me Gazetën Tema erdhi pas qëndrimeve të forta kritike që kjo media ka patur ndaj qeverisë dhe denoncimit të disa rasteve me dyshime të forta për korrupsion. //rd//

XS
SM
MD
LG