Lidhje

HRW: SHBA të rikthehen në rolin udhëheqës për të drejtat e njeriut


Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Report po i bën thirrje Presidentit të zgjedhur Barak Obama të rikthejë Shtetet e Bashkuara në rolin e udhëheqëses botërore për të drejtat e njeriut.

Në raportin e kësaj organizate të publikuar të martën thuhet se konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës thekson nevojën për vëmendje ndërkombëtare ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë konflikteve të armatosura, duke nënvizuar se qindra civilë janë vrarë gjatë konfliktit të fundit.

Organizata Human Rights Watch thotë se pa një udhëheqje të fortë nga Perëndimi, vendet që kjo organizatë i cilëson si shkelëse të të drejtave të njeriut, po marrin në dorë axhendën. Ndër këto vende përfshihen Algjeria, Kina, Egjipti, India, Pakistani dhe Rusia.

Organizata thotë se zoti Obama duhet të zhbëjë “dëmin e madh” të shkaktuar nga administrata e Presidentit Bush.

Drejtori ekzekutiv i organizatës, Keneth Roth, thotë se hapi i parë i administratës duhet të jetë riformulimi në mënyrë radikale i strategjisë së luftës kundër terrorizmit. (ze)

XS
SM
MD
LG