Lidhje

Kosovë: Forca e re e sigurisë fillon të veprojë javën e ardhshme


Forca e re e sigurisë e Kosovës, e stërvitur nga NATO-ja fillon të veprojë javën e ardhshme, pothuajse një vit pas shpalljes së pavarësisë.

Një zëdhënës i NATO-s tha sot se forca e Kosovës do të zëvendësojë Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Forca e re me 15 mijë anëtarë do të kryejë përgjithësisht detyra policore dhe nuk pritet të veprojë në rolin e një ushtrie tradicionale.

Zëdhënësi tha se NATO-ja do të luajë një rol në menaxhimin e forcës së re të armatosur lehtë, për t’u siguruar që ajo do të kontrollohet në mënyrë demokratike dhe të jetë shumetnike, si edhe të ruajë mandatin e vet të qartë paqeruajtës. (ze)

XS
SM
MD
LG