Lidhje

Rusia propozon mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë të shtunën


Presidenti rus Dimitri Medvedev ka propozuar mbajtjen e një takimi në Moskë të shtunën me udhëheqësit e të gjithave vendeve të prekura nga mosmarrëveshja mes Rusisë dhe Ukrainës.

Propozimi i zotit Medvedev u bë gjatë një takimi jashtë Moskës me udhëheqësit e Bullgarisë, Moldavisë dhe Sllovakisë, tre vende të prekura rëndë nga ndërprerjet e furnizimeve me gaz natyror rus përmes Ukrainës. Ai shprehu shpresën se takimi do të bëjë të mundur zgjidhjen e krizës e cila ka lënë pjesën më të madhe të Evropës pa ngrohjen e duhur.

Më herët, Rusia tha se kishte pranuar një propozim të Sllovakisë për të organizuar një shkëmbim gazi natyror sipas të cilit Ukraina do të eksportonte gaz në Sllovaki dhe Rusia do t’i rifurnizonte rezervat ukrainase.

Kreu i firmës shtetërore ruse të energjisë Gazprom tha se Moska do të shqyrtojë një plan të ngjashëm për Moldavinë. (ze)

XS
SM
MD
LG