Lidhje

Çeni-Bajdën, ata ndryshojnë shumë nga njeri tjetri


Analistët thonë se këta dy autoritete ndryshojnë shumë nga njeri tjetri si individë, nga pikpamjet politike, si dhe nga mënyra si e shikojnë pozitën e dytë më të lartë të vendit.

Në fushatën e vitit 2008, demokrati Xho Bajden premtoi të jetë një zv/president shumë i ndryshëm nga zv/presidenti republikan Dik Çejni.

"Zv/Presidenti Çejni ka qënë zv/presidenti më i rrezikshën që ne kemi patur, ndoshta në gjithë historinë amerikane".

Gjatë gjithë tetë vjetëve të nënpresidencës së tij, Dik Çejni ka luajtur një rol shumë aktiv. Ai jo vetëm që ka këshilluar presidentin, por ka botur shkrime ku thotë se ka patur një ndikim shumë të madh në zbatimin e politikave.

"Unë do të thosha se ai jo vetëm që është zv/presidenti më i fushishën, por edhe personi më i fuqishëm në historinë moderne të Amerikës, që nuk është president”.

Fituesi i Çmimit Pulizer, Barton Gellman, i gazetës “Washington Post”, është autor i librit “Angler: The Cheney Vice Presidency”, për zv/presidencën e Dik Çejnit.

"Ai ka qënë lojtari dominues për një sërë çështjesh, nga plani për shkurtimin e taksave në vitin 2003 dhe trajtimi i personave të dyshuar si terrorist, tek hyrja në luftë e tek emërimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Por është me rëndësi të kuptohet gjithashtu se Xhorxh Bushi ishte ai që vendoste”.

Por vetë zv/presidenti Çejni ka thënë se roli i tij çshtë ekzagjeruar nga media. Në një intervistë me kanalin televiziv “Fox News Sunday”, zoti Çejni krititoi zotin Bajden për deklaratën se synon të kufizojë pushtetin e nënpresidencës.

"Në qoftë se ai do ta zvogëlojë autoritetin e zyrës së zv/Presidentit, ajo është kompetenca e tij. Mendoj se Presidenti i zgjedhur, Obama, do të vendosë se çfarë pret nga zv/presidenti, dhe nga mënyra si ata janë shprehur, duket se ai nuk pret që zv/presidenti të ketë atë rol që kam patur unë gjatë mandateve të mia”.

Keneth Ualsh, korrespondeti i Shtëpisë së Bardhë për revistën “U.S. News and World Report”, thotë se pret që zoti Bajden të jetë një këshilltar me influencë i presidentit, por jo aq i pavarur sa nën-Presidenti Çejni.

"Argumenti i Bajdenit është se ai do të përpiqet ta çojë nënpresidencën atje ku ajo duhet të jetë, një zyrë me kompetencat kryesore për të këshilluar presidentin, por jo një qendër pushteti jashtë hallkave të tjera të qeverisë”.

Zv/presidenti që po largohet dhe zv/presidenti që vjen nuk mund të jenë më të ndryshëm se sa këta dy individë. Ndërsa zoti Bjaden njihet si njeri që flet shumë, zoti Çejni preferon ta ushtrojë pushtetin prapa skenës, thotë Anthoni Kordsman, analist i çështjeve të sigurimit kombëtar me bazë në Uashington.

"Senatori Bajden nuk ka qënë kurrë njeri që të mbështetet në marrëdhënie sekrete, private me njerëz të tjerë në sistemin qeveritar apo politik. Por kjo ishte në fak mënyra e veprimit të Çejnit”.

Ualsh pret që zoti Bajden të përqendrohet në avancimin e politikave në shërbim të shtresës së mesme dhe të jetë një këshilltar i vlefshëm për Barak Obamën.

"Ai ka qënë në Uashington për më shumë se 30 vjet. Ai ka një përvojë shumë të pasur, në politikën e jashtme, në sigurimin kombëtar dhe për gjyqësorin. Prandaj mendoj se ai do të jetë ndoshta më tepër si Uollter Mondel për Xhimi Karterin, një këshilltar i rëndësishëm në format që kërkon Uashingtoni, por presidenti do të jetë gjithmonë ai që ‘do të vendosë’, ashtu siç thotë Presidenti Bush”.

Ndërsa Xho Bajden mund të mos ushtrojë atë pushtet që ka ushtruar Dik Çejni, nuk ka të ngjarë që zoti Bajden të kthehet në rolin tradicional të zv/presidentit, si kryetar i seancave të Senatit dhe përfaqësues i Shteteve të Bashkuara në funerale shtetërore. (ze)

XS
SM
MD
LG