Lidhje

Bush: Kërcënimi më i madh për amerikanët - një sulm terrorist


Presidenti Xhorxh Bush i bëri thirrje vendit në fjalimin e tij të fundit radiofonik të qëndronte vigjilent kundër sulmeve të armikut.

Zoti Bush tha se kërcënimi më i madh për amerikanët është ende mundësia e një sulmi tjetër terrorist. Ai paralajmëroi se armiqtë e Amerikës kanë durimin dhe vendosmërinë të sulmojnë përsëri Amerikën.

Presidenti Bush i shprehu urimet më të mira presidentit të ardhshëm Obama i cili do të bëjë betimin ditën e martë.

Barak Obama ndërkaq gjatë fjalimit të përjavshëm të Partisë Demokrate refektoi mbi rëndësinë historike të ceremonisë së inaugurimit.

Ai tha se kjo ceremoni është shprehja e drejtpërdrejtë e vlerave amerikane, është kalimi paqësor i pushtetit nga një udhëheqës tek tjetri.

Zoti Obama i kërkoi amerikanëve të mos harrojnë se shumë njerëz në botë nuk e mendojnë dot kalimin e pushtetit pa protesta apo dhunë./mm//

XS
SM
MD
LG