Lidhje

Ushtrisë botërore të të papunëve i shtohen radhët me mijëra të tjerë


Recesoni global ka prekur dhjetra mijëra viktima të reja. Kompania amerikane për shitjen e prodhimeve elektronike, "Circuit City", tha se do të mbyllë të 567 dyqanet e veta dhe do të nxjerrë nga puna të 30 mijë punonjësit.

Kompania "Circuit City" dikur ishte kompania e dytë më e madhe për shitjen e prodhimeve elektronike në Shtetet e Bashkuara, por që nga recesioni kjo kompani është përballur me humbjen e pjesës së saj të tregut nga konkurrentët e saj.

Kompania e dytë më e madhe botërore për prodhimin e “çipeve” kompjuterikë, po ashtu po shkurton vendet e punës. Kjo kompani tha dje se planifikon të shkurtojë më shumë se 1000 vende të punës, që përbën 9 përqind të fuqisë së saj punëtore—si pasojë e pakësimit të shitjeve të kompjuterave personalë.

Kompania amerikane gjigande për dhënjen e makinave me qera, Hertz, tha dje se do të largojë nga puna 4 mijë punëtorë të saj. Ky veprim është pjesë e përpjekjeve për të kursyer 170 milionë dollarë.

Kompania amerikane numër tre e naftës, "ConocoPhilips", njoftoi dje se do të shkurtojë 4 përqind të forcës punëtore të saj, si pasojë e luhatjeve të çmimit të naftës.

Ndërkohë, njëra ndër kompanitë më të mëdha të botës, "General Electric", njoftoi se ka filluar të shkurtojë vendet e punës në sektorin që merret me çështjet financiare.//lk

XS
SM
MD
LG