Lidhje

Sondazhet pasqyrojnë rënie të imazhit të SHBA në botë


Sipas një ankete të publikuar sot, qytetarët në 18 nga 21 vende nuk i shohin në mënyrë pozitive Shtetet e Bashkuara kryesisht si pasojë e politikave amerikane ndaj të drejtave të njeriut, të drejtave të qytetarit si dhe paqa dhe bashkëpunimin me botën.

Anketa u zhvillua në internet gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar nga agjencia e lajmeve Reuter nga kompania Ipsos Global Public Affairs. Sipas saj vetëm India, Polonia dhe vetë Shtetet e Bashkuara ishin vendet me opinion pozitiv mbi Amerikën.

Kompania IPSOS intervistoi njerëz nga Argjentina, Australia, Belgium, Brazili, Britania, Kanadaja, Kina, Republika Çeke, Franca, Gjermania, India, Italia, Japonia, Meksika, Holanda, Polonia, Rusia, Korea e Jugut, Spanja, Suedia, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara. //mm//

XS
SM
MD
LG