Lidhje

Rripi i Gazës:Grupi Hamas shpall armëpushimin


Militantë palestinezë në rripin e Gazës kanë deklaruar armëpushim dhe thonë se do t'u japin një javë kohë trupave izraelite për t'u larguar nga territori. Udhëheqësi i Hamasit Musa Abu Marzuk tha sot se gjatë kësaj jave, grupet e armatosura palestineze do të respektojnë armpushimin.

Izraeli ka deklaruar armpushim të njëanshëm që nisi dje. Por dhuna vazhdoi edhe pas këtij njoftimi. Militantë palestinezë në Gazë të paktën 3 raketa kundër Izraelit, ndërsa avionë luftarake izraelitë goditën raketahedhësit e Hamasit.

Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, e quajti armpushimin në Gazë delikat dhe tha se Izraeli nuk do të hezitojë të kundërpërgjigjet nëse Hamasi vazhdon sulmet. Ai po kështu u tha gazetarëve se amrpushimi po vëzhgohet minutë pas minute.//mm//

XS
SM
MD
LG