Lidhje

Shpresat e Evropës me zgjedhjen e Obamës



Britanikët presin shumë nga Barack Obama. Tim Rivers i Zërit të Amerikës vizitoi në një lokal në pjesën perëndimore të Londrës për të parë nga afër këtë atmosferë.

Në të gjithë Evropën, Barak Obama shihet si një udhëheqës që mund të bëjë ndryshime. Ai shihet si një president që mund të përmirësojë imazhin e Amerikës në botë dhe të rikthejë sensin e bashkëpunimit mes miqëve të vjetër dhe mes aleatëve.

Këtu në barin King’s Fairway pranë aeroportit Heathrow, mbizotëron mendimi se Obama ka gjetur njerëzit që do të ndryshojnë gjërat për më mirë.

“Unë mendoj se ai e ka ndryshuar tashmë imazhin e Amerikës personaliteti i tij është komplet ndryshe”

“Ai është i ri dhe i pashëm, jam i sigurt që gjithë bota do ta dojë”

“Ai është një orator i zoti. Ai është ndryshe nga Presidenti Bush dhe sigurisht, ai do t’ia dalë”

Çdonjëri këtu është i shqetësuar për sa i përket punës dhe shpresa në këtë lokal është që Obama mund ta bëjë Amerikën përsëri funksionale në mënyrë që pjesa tjetër e botës të mund ta ndjekë.

“Problemi kryesor sot në botë është problemi financiar. Nuk e di se si ne mund të dalim nga kjo gjendje.”

“Ai ka premtuar shumë gjëra. Do mundet t’ia dalë mbanë?”


Ndërkohë që ekonomia përbënë shqetësimin kryesor, njerëzit këtu do të ndjekin nga afër se si presidenti i ardhëshëm do të veprojë në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme, si do ta trajtojë konfliktin në Irak dhe Afganistan si dhe ndryshimet klimatike. Presidentin e ri e pret një ngarkesë e madhe punësh, por ai do të jetë një udhëheqës që do të ketë shumë mbështetës në Europë që i dëshirojnë atij veç suksese.//rd//

XS
SM
MD
LG