Lidhje

Topi: Zgjedhjet e qershorit më të rëndësishmet gjatë demokracisë


Në Shqipëri, Presidenti Bamir Topi tha sot se zgjedhjet politike te qershorit janë më të rëndësishmet e gjithë periudhës së demokracisë në vend për t'u ndarë një herë e mirë nga votimet e kontestuara. Por kryetari socialist Edi Rama u shfaq i shqetësuar për vonesat me të cilt po ecën procesi përgatitor gjë e cila sipas tij kërcënon seriozisht standartet. Zoti Rama kërkoi që t'i jepet prioritet pajisjes me karta identiteti të qytetarëve te cilet nuk kanë dokument tjetër dhe propozoi ngritjen e një komisioni parlamentar që të mbikqyrë procesin. Kryeministri Sali Berisha u përgjegj menjëherë se çdo propozim i opozitës do të merret në konsideratë.

XS
SM
MD
LG