Lidhje

Uashingtoni sot plot jetë që para agimit nga njerëzit e shumtë


Uashingtoni u mbush sot plot jetë që para agimit, nga turmat e mëdha të njerëzve që mbushën rrugët dhe metronë për të qenë të pranishëm në inaugurimin historik të Barak Obamës.

Metrotë i hapën dyert shumë herët dhe vunë në dispozicion vagonë shtesë për të përballuar njerëzit e shumtë. Megjithëse lëvizin me shumë vështirësi për shkak të bllokimeve të rrugëve, njerëzit, të rinj e të moshuar, janë plot entusiazëm, ata këndojnë, thërrasin dhe qeshin ndërkohë që lëvizin drejt Parkut Kombëtar.

Disa njerëz madje e kaluan natën në park, megjithë temperaturat nën zero, në tenda të bëra me kuti kartoni.

Sapo agoi, rrugët përreth Kapitolit u mbushën plot duke i dhënë energji të jashtëzakonshme kësaj pjese zakonisht të qytetit të mbushur me muzeume dhe ndërtesa qeveritare.

Njerëzit bëjnë shumë fotografi me aparate fotografike apo me telefonë celularë për të euajtur këtë moment historik të jetës së tyre.

XS
SM
MD
LG