Lidhje

Presidenti Bush largohet nga Uashingtoni pas 8 vjetësh në detyrë


Zoti Bush dhe bashkëshortja e tij, Laura, u larguan pasi morrën pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri Barak Obama. Ish presidenti la një sërë problemesh të ngutshme që duhet t’i zgjidhë pasardhësi i tij, si dy luftra dhe një ekonomi në krizë të thellë.

Zoti Bush, po ashtu largohet me një prej shkallëve më të ulta të miratimit të politikave të tij, mes presidentëve që lënë detyrën.

Pas ceremonisë së betimit, Presidenti Obama dhe zonja e parë, shoqëruan zotin dhe zonjën Bush tek helikopteri që i priste, i cili i çoi ata në bazën ajrore Andrews Air Foce, prej nga ish presidenti dhe zonja Bush do të kthehen në Teksas, ku i pret një ceremoni mirëseardhjeje në qytetin Midland.

Sipas traditës së Shtëpisë së Bardhë, zoti Bush i la një shënim presidentit të ri Barak Obama. Zëdhënësja e ish presidentit Bush, Dana perino tha se letra u la në tavolinën kryesore të punën në zyrën ovale, të hënën në mbrëmje. Zëdhënësja tha se Presidenti Bush i uronte suksese pasardhësit, por ajo nuk dha hollësi të tjera. //iç//
XS
SM
MD
LG