Lidhje

Presidenti Obama kërkon pezullimin e gyqeve të Guantanamos


Një gjykatës ushtarak amerikan pezulloi gjyqin e të dyshuarit terrorist kanadez Omar Kadr në qendrën amerikane të paraburgimit në Gjirin Guantanamo të Kubës.

Veprimi i sotëm pasoi udhëzimin e presidentit Barak Obama që prokurorët të kërkojnë pezullimin e gjykimeve të Guantanamos për 120 ditë.

Zoti Obama e bëri kërkesën disa orë pasi filloi mandatin e tij dje. Bashkimi Evropian e mirëpriti masën për pezullimin e gjyqeve ushtarake.

Në një deklaratë, Komisioni Evropian tha se ishte i shumë kënaqur që një nga veprimet e para të zotit Obama si president ishte “t’i jepte fund këtij episodi të trishtueshëm.”

Pezullimi i procedurave ligjore do t’i japë administratës së presidentit Obama kohë për të rishikuar çështjet individuale, si dhe të gjithë sistemin e gjyqeve ushtarake. //bsa//

XS
SM
MD
LG