Lidhje

Përmirësohet gjendja shëndetësore e senatorit Kenedi


Mjekët që po kurojnë senatorin e njohur amerikan Eduard Kenedi thonë se kriza spazmatike që ai pësoi dje ishte shkaktuar si pasojë e tejlodhjes.Senatori Kenedi, i cili vuan nga kanceri në tru, u rrëzua në tokë gjatë drekës së inaugurimit në nder të presidentit Barak Obama në ndërtesën e Kapitolit. Ai u dërgua në një spital pranë Kapitolit ku iu nënshtrua analizave. Sipas mjekëve, personaliteti liberal 76 vjeçar i politikës amerikane tanimë ndjehet mirë dhe flet me të afërmit dhe miqtë. Ai do t’i nënshtrohet vëzhgimit të mjekëve për 24 orë.Zoti Obama u tha të pranishmëve të ftuar gjatë drekës zyrtare se ai po lutej për zotin Kenedi që siç e quajti ai, është një luftëtar i të drejtave civile. Senatori Kenedi, i vetmi vëlla ende gjallë i ish presidentit Xhon Kenedi, ka përfaqësuar shtetin Masaçuset në Senatin amerikan që prej vitit 1962. //ek

XS
SM
MD
LG