Lidhje

Kandidaturat e çmimeve Oskar



Filmi amerikan “Rasti i pazakontë i Benxhamin Baton”, kryeson listën e kandidaturave për çmimin prestigjoz Oscar, me 13 kandidatura. Filmi u shpall si kandidaturë sot në kategoritë që përfshijnë filmin më të mirë, aktorin dhe regjizorin më të mirë.

“Frost Nixon”, “Milk”, “The reader”, dhe “Slumdog Millionare” janë kandidatura për filmin më të mirë.

Filmi “Slumdog millionere”, ngjarjet e të cilit janë vendosur në Indi, ka 10 kandidatura . Ky film tregon historinë e një adoleshenti indian, rritur në getot indiane , i cili bëhet i famshëm përmes një loje televizive.

Brad Pitt , i cili ka interpretuar filmin”Rasti i pazakontë i Benxhamin Batton”, është kandidat për aktorin më të mirë. Kandidatura të tjera në këtë kategori janë Riçard Jenkins, Frank Langella, Shon Pen, dhe Miki Rork.

XS
SM
MD
LG