Lidhje

Obama përsërit betimin në Shtëpinë e Bardhë


Kryetari i Gjykatës së Lartë amerikane Xhon Roberts u desh ta lexojë mbrëmë për herë të dytë tekstin e betimit përpara Presidentit Barak Obama pasi gjatë ceremonisë së inaugurimit ditën e martë pati një ngatërrim fjalësh.

Zoti Obama e përsëriti tekstin solemn të betimit mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë pasi, sipas zyrtarëve, kjo çështje meritonte shumë kujdes.

Kur po lexonte tekstin përpara zotit Obama gjatë inaugurimit, zoti Roberts ngatërroi vendin e fjalës “me besnikëri” gjë që krijoi një pauzë të shkurtër mes të dyve.

Ndërsa betimin e parë e ndoqën rreth 2 milion njerëz, pa përfshirë miliona që e panë në televizion, në përsëritjen e betimit ishin vetëm 9 persona, 4 ndihmës të presidentit, katër gazetarë dhe një fotograf i Shtëpisë së Bardhë. Gjatë përsëritjes së betimit, zoti Obama nuk përdori Biblën.//ek//
XS
SM
MD
LG