Lidhje

Mirosllav Lajçak do të largohet nga posti në Bosnje


Ndërmjetësi i lartë ndërkombëtar në Bosnje Hercegovinë njoftoi se do të largohet nga ky post.

Mirosllav Lajçak tha se ai po e lë Bosnjen për t'u bërë ministri i jashtëm i Sllovakisë. Presidenti sllovak, Ivan Gasparoviç, pritet të emërojë zotin Lajçak në këtë post javën e ardhshme. Ai do të zëvendësojë Jan Kubis, i cili do të bëhet sekretar ekzekutiv në Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën.

Zoti Lajçak tha se do të qëndrojë si përfaqësues i Lartë në Bosnje deri sa komuniteti ndërkombëtar të emërojë pasardhësin e tij. (ze)


XS
SM
MD
LG