Lidhje

Tadiç proteston ndaj formimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës


Presidenti serb Boris Tadiç dërgoi një notë zyrtare proteste në Kombet e Bashkuara dhe në NATO në lidhje me Forcat e sapoformuara të Sigurisë së Kosovës.

Udhëheqësi serb e quajti këtë forcë një formacion të paligjshëm paramilitarësh e cila paraqet një kërcënim të drejtpërdrejt ndaj Serbisë dhe paqes e stabilitetit në Ballkanin perëndimor. Ai kërkoi që autoritetet ndërkombëtare ta shpërbëjnë menjëherë këtë forcë.

Forca e Sigurisë së Kosovës e filloi punën pardje. Ajo zëvendëson Trupat Mbrojtëse të Kosovës e cila përbëhej kryesisht nga ish guerrile shqiptare të cilët kishin luftuar kundër Serbisë në vitet ’90.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi thotë se forca e re do të jetë shumë-etnike dhe do t’u shërbejë komuniteteve të ndryshme të vendit.

Të paktën 200 pjesëtarë të ish Trupave Mbrojtëse të Kosovës demonstruan sot në Prishtinë duke protestuar ndaj vendimit të autoriteteve kosovare që hodhën poshtë përpjekjet e tyre për të hyrë në forcën e re. //ii

XS
SM
MD
LG