Lidhje

Vdes modelja braziliane nga infeksioni i pakurueshëm


Vdiq modelja braziliane së cilës mjekët i kishin prerë duart dhe këmbët për shkak të një infeksioni.

20 vjeçarja Mariana Bridi, vdiq nga komplikacionet e një infeksioni rezistent ndaj ilaçeve, njoftuan zyrtarët brazilianë të shëndetësisë.

Bridi ishte shtruar në një spital të qytetit Serra në shtetin Espirito Santo që nga data 3 janar.

Mjekët fillimisht e diagnostikuan atë me gur në veshka në muajin dhjetor por me keqësimin e gjendjes, ajo pësoi infeksion të traktit urinar, i cili pastaj u përhap në të gjithë trupin.

Arësyeja e infeksionit mbetet e panjohur. Infeksioni bëri që të pakësohej sasia e oksigjenit që shkonte në gjymtyrët e saj dhe mjekët vendosën javën e kaluar t'i prisnin duart dhe këmbët. Ata hoqën gjithshtu një pjesë të stomakut të supermodeles në përpjekje për të ndalur hemoragjinë e brendshme. Bridi ka qenë dy herë finaliste e konkursit Mis Bota në skenën braziliane.

Ajo e filloi aktivitetin si modele që në fillimet e adoleshencës së saj dhe në vitin 2007 përfaqësoi Brazilin në garën Miss Bikini International në Kinë.

XS
SM
MD
LG