Lidhje

Protestë në Athinë, marrin pjesë qindra njerëz


Qindra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit grek ditën e sotme duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të rinjve të arrestuar gjatë protestave masive të muajit të kaluar.

Të paktën 800 njerëz morën pjesë në marshimin e ditës së some, në qytetin e Athinës. Protesta nisi në mënyrë paqësore por faktikisht kaloi në një përleshje mes disa demonstruesve dhe policisë.

Protestuesit ndezën zjarre, hodhën gurë ndaj policisë, e cila u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit.Nuk ka njoftime për të plagosur rëndë.

Të paktën 20 persona u arrestuan gjatë protestave antiqeveritare të muajit dhjetor, të cilat morën shkas nga vrasja e një të riu nga ana e policisë. Trazirat zgjatën për javë të tëra, ku protestuesit i vunë zjarrin ndërtesave dhe makinave, si dhe goditën me bomba artizanale policët. //ii

XS
SM
MD
LG