Lidhje

Vatikani dënon ligjin amerikan për fondet pro abortit


Zyrtarët në Vatikan dënuan atë që e quajtën "arrogancë të Presidentit Obama", nënshkrimin prej tij të një ligji, i cili i jep fund ndalimit të fondeve për organizatat e huaja që sigurojnë shërbime për abortin.

Kryepeshkopi Rino Fisichella, e kritikoi vendimin e zotit Obama në një artikull të publikuar në "Corriere della Sera".

Ai tha se Vatikani ishte i zhgënjyer nga vendimi, për të cilin ai la të kuptohej se nuk përfaqëson pikëpamjet e të gjithë amerikanëve.

Presidenti Obama nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund ndalimit dje.

Ligji i mëparshëm ndalonte Shtetet e Bashkuara të financonin organizatat e planifikimit familjar që veprojnë jashtë vendit dhe që merren me shërbime të tilla si informacione për abortin, seanca këshillimi për gratë, apo rekomandime mjekësore. //ii

XS
SM
MD
LG