Presidenti Obama po përpiqet me
të gjitha forcat të fitojë mbështetjen e amerikanëve për planin e shpëtimit
ekonomik që mund të arrijë shifrën e 825 miliardë dollarëve.
Presidenti do të takohet me udhëheqës
të opozitës në Kongres në përpjekje për të fituar votën e tyre në mbështetje të
këtij plani.
Gjatë fjalimit të tij të parë në
radio dhe përmes internet si president i vendit, zoti Obama siguroi popullin
amerikan se paketa do të nxiste ringjalljen ekonomike të vendit.
Por ligjvënës republikanë thonë se
Partia Demokrate po e mbush këtë plan me programe që nuk do t'i vijnë në ndihmë
ekonomisë.
Senatori Mekein tha se plani duhet rishkruar. Ai theksoi se nuk do ta votonte planin nëse ky i fundit nuk ndryshon dhe se partia republikane do të japë propozimin e vet mbi këtë çështje./mm//