Lidhje

Rrugëtimi i afrikano-amerikanëve drejt presidencës



Për afrikano-amerikanët në moshë të cilët provuan kohët e errëta të ndarjes racore në Amerikë, zgjedhja e Barak Obamës përfaqëson një arritje të cilën shumë prej tyre as nuk e kishin ëndërruar. Korrespondenti Siri Najrop vizitoi një kishë këtu në Uashington, ku po festohet përfundimi i një rrugëtimi shumë të gjatë.


Kjo kishë u themelua nga afrikano-amerikanët e lirë 160 vjet më parë, atëherë kur skllavëria në Amerikë lejohej me ligj. Pranë saj kishte edhe një treg ku zezakët shiteshin si krah pune.

Kjo kishë besohet të ketë shërbyer për t’i dhënë fund trafikimin të fshehtë të zezakëve, gjë që ndihmoi në lirimin e skllevërve në veriun e Amerikës.

Por, 100 vjet pasi skllavëria u bë e jashtligjshme, afrikano amerikanët vazhduan luftën e tyre për barazi racore. Kishte raste kur rezistenca e të bardhëve ndaj integrimit mori forma të ashpra. Zezakët u ndanë nga të bardhët në të gjitha fushat e jetës. Gratë që marrin pjesë në grupin për studimit e Biblës me pastorin Xhejms Terrëll çojnë në mendje ato kohëra turpëruese. Çdokush nga ato ka kujtimet e veta nga ndarja racore, edhe në kryeqytetin amerikan Uashington.

“Ne nuk lejoheshim të hanim nëpër restorante. Une isha njëra nga protestueset që kërkonte që ne të kishim mundësi të uleshim nëpër restrante në qytet. Po kështu, kur u shpërngula këtu në Uashington, edhe kinematë ishin të ndara. Zezakët nuk shkonin dot në kinematë e të bardhëve”.

“Unë kam një ëndërr”, tha Dr. Martin Luter Kind gjatë një fjalimit të mbajtur në vitin 1963 para rreth 250 mijë vetëve, mes tyre edhe të bardhë, të cilët kërkonin barazi racore.

Por edhe ata që e ndoqën nga afër fjalimit, e shihnin barazinë racore si gati të pamundur.

“Nuk e besoja kurrë që një afrikano-amerikan do të bëhej president. Asnjëherë nuk e ëndrruam, diskutuam, apo menduam një gjë të tillë. Isha e sigurt që diçka e tillë nuk do të ndodhte kurrë”.

Zgjedhja e afrikano-amerikanit të parë si president i Shteteve të Bashkuara gëzon dhe krenon këtë grup besimtarësh të cilët ndjejnë se po përjetojnë historinë dhe ndryshimin e madh.

“Veçanërisht bashkësia afrikano-amerikane e përjeton fuqishëm këtë moment. Gjithçka do të jetë ndryshe që pas këtij momenti”, thotë pastori Terrëll.

Elen Nolton mendon se Barak Obama përfaqëson një mesazh të ri që Amerika i përçon botës.

“Bota gjithnjë e ka pasur shikimin nga Amerika për të parë nëse ne i përmbushim idealet ona. Por për herë rë parë gjithkush po beson se Amerika është vendi i lirisë së madhe ku çdo gjë është e arritshme”.

Pastori Terrëll thotë se tanimë dera për afrikano-amerikane u hap dhe ata mund të arrijnë gjithësinë.//rd//

XS
SM
MD
LG