Kinezët në mbarë botën pritën sot vitin e ri me festime dhe fishekzare, duke i dhënë lamtumirën vitit 2008 që solli tërmetin masiv, lojrat olimpike verore dhe një krizë ekonomike globale.
Në kryeqytetin italian banorët kinezë përshëndetën mbërritjen e vitit të ri lunear me paradën tradicionale të dragonjëve dhe një festival ushqimesh.
Kërcëmtarët me maskat e dragonjëve, që konsiderohen të jenë sundimtarët e
qiejve – hynë në zonën e Piazza Vittorios, në qendër të komunitetit kinez në
Romë. Ata hyjnë në dyqanet e sheshit, një traditë kjo që thuhet se sjell fat
dhe prosperitet për pronarët. Këtë vit, 15 ditët e festave të vitit të ri kinez shënojnë
fillimin e vitit të buallit. Ky i fundit është një nga 12 kafshët në rrethin
kinez të zodiakut, që simbolizon qetësinë, punën dhe këmbënguljen. //rd//