Lidhje

Miçëll: Zgjatja e armpushimit izraelito-palestinez me rëndësi kritike


I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme Xhorxh Miçëll tha se është shumë e rëndësishme të zgjatet dhe konsolidohet armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit që kontrollon Rripin e Gazës.

Zoti Miçëll u tha sot gazetarëve në Izrael se përfundimi i kontrabadës nga Egjipti për në Gaza dhe rihapja e pikëkalimeve kufitare janë të domosdoshme për një armëpushim afat gjatë. Ai i bëri këto komente pas një takimi me kryeministrin izraelit, Ehud Olmert.

Po sot zoti Miçëll u takua me presidentin egjiptian Hosni Mubarak në Kairo. I dërguari amerikan tha se Uashington mbështet përpjekjet e Egjyptit për të ndërmjetësuar një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit.

Zoti Miçëll do të shkojë në Bregun Perendimor për bisedime nesër me presidentin palestinez Mahmoud Abbas. Ai nuk ka në plan të takohet me Hamasin.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Ahmed Aboul Geit, tha dje se është optimist se një armëpushim i qëndrueshëm në Gaza mund të arrihet në javën e parë të shkurtit. //ad//

XS
SM
MD
LG