Lidhje

Filmi"Slumdog Millionnaire" fiton çmimin e shoqatës së regjizorëve


Shoqata Directors Guild of America i dha çmimin e saj më të lartë regjisorit britanik Danny Boyle për filmin e tij "Slumdog Millionnaire", i cili flet për historinë e pasurimit të një djali nga lagjet e varfëra të Bombeit.

Ky çmim tradicionalisht shihet si një barometër i çmimit hollivudian Oskar për regjisorin më të mirë. Nga viti 1948, vetëm 6 herë ka qëlluar që fituesi i çmimit të shoqatës Directors Guild of America nuk ka marrë Çmimin Oskar.

Slumdog Millionnaire është kandidat për Oskar në 10 kategori. Çmimet Oskar për këtë vit do të jepen më 22 shkurt.//mm//

XS
SM
MD
LG