Lidhje

SHBA: Sulmet ajrore e kanë dëmtuar rëndë al-Kaidën


Sipas njoftimit të një radioje amerikane, zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara besojnë se sulmet ajrore në territorin fisnor në veriperëndim të Pakistanit e kanë dëmtuar rëndë udhëheqjën e al-Kaidës në këto zona.

Radioja Publike Kombëtare, citon zyrtarë të lartë amerikanë që nuk dëshirojnë të identifikohen, sipas të cilëve sulmet nën drejtimin e CIA-s i kanë shkaktuar dëme të mëdha operacioneve dhe mjeteve të al-Kaidës gjatë muajve të fundit.

Zyrtarët thonë se kjo është arritur falë përmirësimit të shërbimeve pakistaneze të zbulimit në zonat kufitare.

Ata i thanë radios në fjalë se është ende herët të shpallin fitoren ndaj al-Kaidës, por shtuan se disfata e plotë e këtij rrjeti në pjesën kufitare të Pakistanit është tani e mundur.

Sipas korrespodentit të kësaj radioje, Tom Gjelten, njoftimet për suksese në luftën kundër al-Kaidës janë një nga arësyet e vendimit të Presidentit Obama për të autorizuar vazhdimin e përdorimit të aeroplanëve pa pilot, megjithë kundërshtimet publike të qeverisë së Pakistanit. //ii

XS
SM
MD
LG