Lidhje

BE-së i kërkohet të pranojë të burgosur nga Guantanamo


Disa parti të mëdha politike evropiane po i bëjnë thirrje shteteve të BE-së të pranojnë të burgosur nga burgu i Guantanamos pasi Shtetet e Bashkuara ta mbyllin atë.

Udhëheqësi i grupit liberal në Parlamentin Evropian Graham Uilson tha gjatë një debati të Parlamentit Evropian mbi Guantanamon se BE-ja nuk mund të mos përfshihet në këtë çështje dhe ta quajë këtë një problem të Shteteve të Bashkuara.

Por disa anëtarë konservatorë thanë se pranimi i të burgosurve do të krijonte rreziqe sigurie.

Bashkimi Evropian dhe disa grupe të drejtash i kanë bërë thirrje SHBA-ve në të kaluarën që Uashingtoni ta mbyllë burgun në Kubë ku ndodhen rreth 245 të dyshuar si terroristë.

Presidenti Barak Obama nënshkroi një urdhër për mbylljen e burgut ditët e tij të para si President.

Ditën e hënë zoti Obama tha se të burgosurit e liruar mund të kryejnë akte terrorizmi në të ardhmen. Por ai shtoi se mbyllja e këtij burgu do ta bëjë Amerikën më të sigurt. //ek//

XS
SM
MD
LG