Lidhje

Çështja Madof përsëri në qendër të seancës me pyetje përgjigje


Një hetues i pavarur, i cili drejtoi një komision shumëvjeçar ndaj firmës piramidale të krijuar nga Bernard Madoff kritikoi ashpër Komisionin që Mbikqyr Tregun e Letrave me Vlerë, për dështime në shumë drejtime. Korrespondenti i Zërit të Amerikës ndoqi dëshminë e personit që është marrë me hetimin, Harri Markopolos, para Komisionit:

Harri Markopolos e përshkoi hetimin rreth 9 vjeçar ndaj aktivitetit të Bernard Madofi-it dhe përpjekjet e shumta për ta lajmëruar Komisionin që Mbikqyr Tregun e Letrave me Vlerë, SEC, për atë që mund të thuhet se ishte skandali më i madh me një mashtrim financiar në historinë amerikane, që përfshiu shumën e rreth 50 miliardë dollarëve.

Zoti Markopolos tha se Komisioni që Mbikqyr Tregun e Letrave me Vlerë, SEC është një agjenci e frikësuar nga menaxherët e Wall Street-it dhe që ka nevojë sipas fjalëve të tij, për një spastrimin në Kongres, në se bëhet fjalë për të luftuar me kompetencë mashtrimet në tregjet e letrave me vlerë.

Duke përshkruar një operacion që përfshinte një numër të madh fondesh që hynin në këtë lloj skeme piramidale, për të cilat ai tha se mbetet ende të identifikohen publikisht, ai tha se Komisioni SEC injoroi një numër paralajmërimesh lidhur me veprimtarinë e Bernard Madofit mes viteve 2 mijë deri në 2008.

"Fatkeqësisht, ekipit të Komisionit i mungon ekspertiza financiare dhe nuk është i aftë të kuptojë instrumentet financiare komplekse që tregtohen në shekullin e 21–të",- tha ai.

Në një dëshmi që i tingëllonte si një roman me spiunazh, zoti Markolopos tha se ai dhe ekipi i tij patën frikë deri për jetën në momente të caktuara, ndërsa kërkonin të zbulonin aktivitetin e fondit të Bernard Madoff-it. Markopolos tha në mënyrë figurative, se i ishte dashur të vishte doreza, për të shmangur lënien e gjurmëve në dokumente të cilat ai ja dha zyrtarëve.

Zoti Markopolos tha se Bernard Madof mund ta kishte rritur fondin e tij në një vlerë prej 100 miliardë dollarësh, pa u ndaluar aspak nga SEC, për të cilin ai tha se mban një përgjegjësi të madhe për dështimet në shkallë të gjerë që kanë kontribuar në krizën fiianciare në SHBA.

Duke cituar hetimet që vazhdojnë dhe aktakuzën të SEC-ës ndaj Bernard Madofit për firmën piramidale, Drejtoresha e Divizionit të Zbatimit të Ligjit në Komision, Linda Tomson nuk pranoi të jepte hollësi për çështjen:

"Ne nuk jemi të autorizuar të sigurojmë informacione specifike lidhur me një çështje që vazhdon të hetohet, apo për aktivitete të mëparshe lidhur me këtë çështje. Ne thjesht nuk mund të rrezikojë procesin e marrjes së përgjegjësisë nga shkaktarët."

Zonja Tomsen dhe zyrtarët e SEC-ës thanë se agjencia po shqyrton mundësinë e ndryshimeve dhe përmirësimeve, përsa i përket aftësisë për të zbuluar mashtrimet.

Kryetari i Nënkomisionit të Kongresit, Pol Kanjorski tha se çështja e Madof thekson nevojën që Kongresi t'i fuqizojë rregullatorët e tregut të letrave me vlerë.

"Bota tani ka ndryshuar dhe mund të them se motorri është prishur dhe nuk mund të rregullohet më. Tani na duhet të rizbulojmë një motorr të ri, për t’u siguruar që sistemi rregullator i letrave me vlerë të pasqyrojë realitetin e sotëm dhe t’i përgjigjet me efektshmëri zbulimeve të së nesërmes,"- tha ai.

Seanca me pyetje përgjigje ishte e dyta për çështjen Madoff, dhe ajo u mbajt ndërsa shumica demokrate planifikon të ndërmarrë hapa legjislativë që synojnë forcimin e tregjeve financiare dhe rregullatorëve në rregun e letrave me vlerë.//lk





XS
SM
MD
LG