Lidhje

12 të vrarë në një sulm në provincën Dijala të Irakut


Zyrtarët në Irak thanë se një vetvrasës shkaktoi të paktën 12 viktima në provincën verilindore të Dijalas.

Sulmi ndodh ndërsa Iraku pret rezultate e zgjedhjeve provinciale, të parat në vend që nga viti 2005.

Rezultatet paraprake pritet të dalin sot. Deputetët thanë se shenjat e para tregojnë për një rezultat të mirë për koalicionin e udhëhequr nga kryeministri Nouri al-Maliki.

Autoritetet kanë shtuar sigurinënë provincën Anbar pas akuzave nga udhëheqësit fisnorë suni për manipulim të votave.

Zyrtarët amerikanë dhe irakianë kanë paralajmëruar për mundësinë e dhunës nga ata që nuk janë të kënaqur me rezultatet.

Problematike duhet të jenë provincat me shumicë suni. Shumë irakiaë, veçanërisht suni i bojkotuan zgjedhjet e vitit 2005. Zyrtarët i reklamuan këto zgjedhje si një mënyrë për të rishpërndarë pushtetin në mënyrë më të barabartë mes grupeve etnike dhe sektare të vendit. (ze)

XS
SM
MD
LG