Lidhje

Ban Ki Mun përshëndet zhvillimin e zgjedhjeve në Irak


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon përshëndeti zgjedhjet provinciale kryesisht paqësore të javës së kaluar në Irak, por shtoi se nevojitet më shumë punë që të arrihet një qëndrueshmë e vazhdueshme.

Zoti Ban tha sot se Iraku ka bërë një përparim të madh, por ende i mbetet shumë për të bërë para se të gëzojë liri, siguri dhe begati të vërtetë. Ai e vuri gjithashtu theksin tek gjendja e sigurisë në Irak.

Kreu i Kombeve të Bashkuara i bëri këto komente në Bagdat, ku u takua me Presidentin irakian, Jalal Talabani.

Shefi i OKB-së u takua me kryeministrin Nouri al-Maliki gjatë vizitës së panjoftuar më parë një ditë pasi rezultate e votimeve tregojnë për një fitore të ndjeshme të koalicionit të zotit Maliki.

Zëdhënësit thanë se zoti Ban shkoi në Bagdat për të treguar mbështetjen e OKBsë për Irakun dhe për të uruar irakianët që zhvilluan zgjedhje paqësore.

Zyrtarët e OKBsë ishin të përfshirë në planifikimin e votimeve, të cilat u zhvilluan të qeta.

Zgjedhjet shikohen si një referendum për udhëheqjen e zotit Maliki para zgjedhjeve parlamentare kombëtare në fund të këtij viti. //ad//

XS
SM
MD
LG