Lidhje

Sekretarja e Shtetit Klinton pret Kryeministrin Berisha


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Clinton, priti sot në Departamentin e Shtetit Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Dy personalitetet biseduan për një sërë çështjesh, përfshirë përgatitjet e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në aleancën e NATO-s.

Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar tashmë pranimin e Shqipërisë në NATO. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është ndër udhëheqësit e parë botërorë që Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, pret gjatë dy javëve të saj të para në këtë post.

Në takim u diskutuan edhe çështje me interes për të dy palët, të drejtat e njeriut, Afganistani, energjia, e të tjera. Ligji a pastërtisë së figurave, i njohur edhe si ligji i lustracionit, si dhe zgjedhjet e ardhëshme në Shqipëri, ishin tema të bisedimeve. Pas takimit, zoti Berisha dhe ndihmës sekretari i Shtetit, Stjuart Xhons, bënë komente për shtypin. Të dy zyrtarët thanë se marrëdhëniet Amerikë-Shqipëri janë të shkëlqyera.

XS
SM
MD
LG