Lidhje

Presidenti Obama, thirrje Senatit të miratojë paketën stimuluese


Presidenti Barak Obama i bëri thirrje Senatit që të miratojë projekt-ligjin masive stimuluese, duke thënë se është e pafalshme dhe e papërgjegjshme që të zvarritet miratimi ndërkohë që miliona amerikanë humbasin vendet e punës.

Presidenti Obama tha sot në Shtëpinë e Bardhë tha se 3.6 milion vende pune kanë humbur në Shtetet e Bashkuara që kur filloi recesioni. Ai tha se ka ardhur koha për të vepruar lidhur me atë që e quajti një krizë urgjente në rritje që mund të shndërohet në katastrofë.

Ndërkohë, Senati po vazhdon debatin rreth paketës stimuluese, e cila është kritikuar nga republikanët, që thonë se përmban shumë shpenzime dhe jo mjaft shkurtime taksash.

Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, senatori Harry Reid, tha se mos veprimi do të bëjë që recesioni në vend të vazhdojë për shumë vite me radhë. Por republikani Mitch McConnell, udhëheqës i pakicës republikane, e përshkroi projekt-ligjin si një gabim prej 1 trilion dollarësh, që vendi nuk mund ta bëjë.

Presidenti Obama e pranoi sot se projekt-ligji nuk është perfekt, por ka madhësinë dhe përparësitë e duhura për krijimin e vendeve të punës dhe krijimin e kushteve për zhvillimin afat-gjatë. //ad//

XS
SM
MD
LG